Politike

5 ligje anti-KÇK: Si do shiten pasuritë e krimit. Përgjime edhe pa “bekimin” e Prokurorisë

Pesë ligje të reja janë dërguar me urgjencë nga qeveria në Parlament si pjesë e paketës anti-KÇK, ky synohet realizimi me një procedurë të përshpejtuar për pasuritë e sekuestruara.

Ndryshimet prekin ligjet e Policisë së Shtetit, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”,; “Kodin Penal”  dhe Kodin e Procedurës Penale”. Kjo paketë është nisma më e fundit e qeverisë pas aktit normativ “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”. Te pesë ligjet e depozituara u njoftuan në seancën parlamentare të së mërkurës, por gjithashtu seanca vendosi që të kalojë me procedurë të përshpejtuar edhe projektligjin për konfiskimin e pasurive të sekuestruara.

Sekuestrimi nga OFL i kompleksit Golden në Shijak pas marrjes peng të shetasit Jani Prenga

Sekuestrimi menjëherë, pronat do rishiten nga Lleshaj (jo vetëm nga gjykata)

Me ndryshimet e propozuara për sekuestrimin e pasurive, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara kalon në varësi të ministrit të Brendshëm, duke ia hequr këtë kompetencë ministrisë së Financave.  Me këtë nismë parashikohet krijimi i Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, i cili do të ketë kompetenca mbikëqyrëse për administrimin dhe vendimmarrëse për kalimin e të drejtave reale, mënyrën e përdorimit dhe vendimin e destinacionit të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, jo vetëm sipas ligjit Antimafia por dhe sipas aktit normativ të miratuar së fundmi nga qeveria.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/260371998277266/?t=7

Gjithashtu, me ndryshimet që propozon ky projektligj, në relacionin e nismës theksohet se pasuritë që do të jenë objekt i administrimit dhe i vendimmarrjes nga Agjencia dhe Komiteti nuk do të përcaktohen vetëm me vendim gjykate por edhe me urdhra administrativë nga institucionet e përcaktuara me ligj. Në këtë mënyrë, për të gjitha kategoritë e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, pavarësisht vendimit gjyqësor apo administrativ, do të sigurohet administrim dhe menaxhim i posaçëm nga i njëjti institucion shtetëror administrativ, Agjencia. Në ligjin aktual në nenin 8 përcaktohet se “me vendim të gjykatës, realizohet shitja e pasurive të luajtshme të sekuestruara, të cilat me kalimin e kohës prishen, dalin jashtë përdorimit apo u bie vlera në mënyrë të ndjeshme”. Por që me propozimin e ri fjala “gjykatë” hiqet dhe zëvendësohet me zëvendësohet me emërtesën “Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar”.

Projektligji parashikon përqendrimin e kompetencave për administrimin e pasurive të sekuestruara, të konfiskuara dhe të provave materiale te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Vendimmarrja për kalimin e të drejtave reale, mënyrën e përdorimit dhe destinacionit të pasurive kalojnë në kompetenca të Komitetit, për pasuritë e sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë dhe ato administrative të parashikuara në ligj. Gjithashtu, projektligji parashikon administrimin, tjetërsimin dhe asgjësimin e provave materiale.

Ligji i ri Për konfiksimin e pasurisë. Lexo të plotë

Faksimile e projektligjit të depizituar në Kuvend

Ndërhyrja te Antimafia, 60 % e të ardhurave i merr Policia e shtetit

Në këtë ligj përcaktohet se fondi i posaçëm i Agjencisë, pra 60% e të ardhurave të krijuara do t’i kalojnë Policisë së Shtetit. “Ministria e Brendshme si institucion përfitues për administrimin e pasurive, me qëllim përmirësimin e funksionimit të drejtësisë penale, si dhe sanksionon masën jo më pak së 60% të të ardhurave të përgjithshme, e cila do t’i akordohet Policisë së Shtetit, në funksion të parandalimit të kryerjes së veprave penale”, thuhet në këtë relacion të siguruar nga Gazeta “Si”. Së pari, kalimi i këtyre kompetencave nga gjykata te organet administrative do të sjellë një vendimmarrje shumë më të shpejtë në kohë, duke siguruar administrimin e pasurive, objekt i ligjit, pa cenuar vazhdueshmërinë normale të aktiviteteve apo menaxhimin e tyre në kohë reale, duke siguruar të ardhurat apo rritjen e tyre kur është e mundur, njëlloj si të ishin në administrim normal. Në nenin 13 përcaktohet se për sekuestrimin dhe administrimin e pronave vendosen nga Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Ligji i Policise se Shtetit

“Komiteti përbëhet nga 9 anëtarë, të propozuar respektivisht nga ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, ministri përgjegjës për çështjet e ekonomisë, ministri përgjegjës për çështjet e drejtësisë, ministri përgjegjës për çështjet sociale, Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Njësia e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Anëtari i propozuar nga ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike është kryetar i komitetit.

Ligji Antimafia

Përgjimet mund të shmangin Prokurorinë

Si pjesë e paketës është edhe ndryshimi i ligjit “Të Policisë së Shtetit” dhe në të duket se për qëllime të hetimit shmanget urdhri i prokurorit. Në ligjin aktual, në nenin 131, përcaktohet se “Kur në vende të veçanta kryhen në mënyrë të përsëritur përgjime ambientale procedurale, me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, strukturat e policisë ndërtojnë impiante stacionare të përgjimit ambiental”. Ndërsa në propozimin e ri, tani përcakton se “rregullat dhe procedurat që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta..., përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Kështu Policia do të ketë të drejtën për të realizuar nëpërmjet strukturave të varësisë:  Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik; Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes; Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë; Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale. Ministri i Brendshëm, Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të dispozitës së ndryshuar me këtë ligj, brenda 3 muajve nga miratimi i tij.

Ndryshimi i dy Kodeve

Propozimi për ndryshimin e Kodit Penal parashikon që mbajtja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të pajustifikuara, mbi të cilat është vendosur konfiskimi, përbën një vepër penale. Posedimi i këtyre pasurive i kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, si dhe përdorimi, mbajtja apo ruajtja e tyre, në mënyrë të pajustifikuar, (për të cilat është vendosur konfiskimi sipas legjislacionit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar e të korrupsionit), nëse kryhet me dashje dhe nuk përbën vepër tjetër penale, sanksionohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë