Biznes

5 kompanitë e mëdha që japin “garanci” për Bitcoin

Rritja e vazhdueshme  e tregut të kriptovalutave ka shtyrë shumë investitorë t'i futen kriptosistemit. Ata me të rëndësishmit janë industritë e mëdha.

Me ritme të lehta, ata po orientohen drejt monedhave digjitale, më së shumti Bitcoin. Kjo duket si një "strehim" nga rreziku i inflacionit dhe për të eksploruar më shumë botën e blockchain-eve.

Ja lista e komanive më të mëdha që kanë gjetur vend në kriptovalutë:

MicroStrategy

Firma e ndihmës inteligjente investoi 450 milionë dollarë në Bitcoin gushtin e 2020-ës. Në fund të vitit firma shtoi në të një fond prej 650 milionë dollarësh duke shtuar rezervën e tyre të Bitcoin. Momentalisht, MicroStrategy posedon mbi 91 mijë monedha Bitcoin.

Tesla

Elon Musk njihet për besimin dhe mbështetjen që ka ndaj valutës digjitale. investimi prej 1.5 miliardë dollarësh në Bitcoin përforcoi besimin që kishte kompania në të. Së fundmi, Tesla ka nisur pranimin  emonedhës më të famshme digjitale për të blerë apo shitur produktet e veta.

PayPal

Gjigandi i pagesave lejoi klientët të bëjnë çdo lloj pagese me Bitcoin apo çdo kriptomonedhë tjetër. Duke mundësuar kështu edhe konvertimin e monedhave në rrjet në para fizike.

JP Morgan

Ndërmarrja që ofron zgjidhje financiare për korporatat ka nisur të interesohet mbi Bitcoin, pas deklaratave të drejtorit të saj që Bitcoin ishte një mashtrim. Kompania parashikon kpaojen e vlerës 146 mijë dollarë brenda vitit 2021 për BTC.

Goldman Sachs

Një tjetër bankë investimi që ndryshoi opinionin për Bitcoin, pas dyshimeve në të. Goldman po investon  në kriptomonedhë dhe kërkon ta bëjë atë pjesë të fondeve investuese.

A është Bitcoin për investitorët me pakicë?

Ndonëse shumica e investitorëve në Bitcoin janë industri të mëdha, ka shumë persona që janë bërë pjesë e saj individualisht.

Momentalisht vlera e BTC është mbi 43 mijë Rubi indiane, por një platformë online si CoinSwitchKuber të jep mundëisnë të blesh Bitcoin me vetëm 100 Rubi.

Burimi: The Economic Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë