Muzike

5 gjëra që nuk i dinim për Ariana Granden

Është pak të thuash që Ariana Grande ka pasur një vit të suksesshëm. Këngëtarja e hitit “Thank u, next” theu rekorde duke pasur këngën më të përsëritur në ‘Billboard Hot 100 hits’ nga një artiste femër me 11 këngë. Që atëherë, ajo ka nisur gjithashtu një tur botëror për albumin e saj ‘Sweetener’. Në mes të këtij kaosi, Grande është gjithashtu ylli në kopertinën e revistës prestigjioze ‘Vogue’ për muajin gusht, për të cilën ajo u shpreh në një intervistë të sinqertë mbi një vit të papriturash për të, me disa arritje profesionale por edhe kohë të vështira në jetën personale.

Më poshtë, 5 gjëra që ti me siguri nuk i dije për Ariana Grande

Përvec zërit të saj katër oktavë, Grande nuk ka pasur asnjëherë një trajnim të mirëfilltë për muzikë. “Muzika thjesht ndodhi, nuk u trajnova asnjëherë për dicka të tillë”, u shpreh ajo në vitin 2013. “I kam rënë një instrumenti për disa vite, dhe aty mësova disa gjëra mbi muzikën dhe teorinë. Kam luajtur pak piano, por më shumë këndoja, gjë për të cilën nuk isha trajnuar”. Gjithsesi, aftësitë e saj impresive në të kënduar nuk janë aspak koincidencë. “Duke u rritur, unë dëgjoja Whitney Housten gjatë gjithë kohës, melodinë e filmit ‘The Bodyguard’, Judy Garland, muzikë të vjetër dhe diva”, tha ajo.

Ajo u rrit në një familje me njerëz të cilët nuk e kishin problem të ishin të çuditshëm. Tema e ditëlindjes së saj të tretë u frymëzua nga filmi ‘Jaws’, ndërsa për Halloween, mamaja e saj, Joan, blinte organe kafshësh dhe i vinte nëpër enë të ndryshme. “Familja ime është e pazakonshme, e çuditshme, e zhurmshme dhe italiane”, tha ajo në historinë që ndau me ‘Vogue’.

Grande e pati të vështirë pjesëmarrjen në festivalin ‘Coachella 2019’, ajo ndau me ‘Vogue’ faktin se gjithçka për të cilën mendonte gjatë festivalit të muzikës ishte ish i dashuri i saj Mac Miller, i cili ndërroi jetë si pasojë e një mbidoze në vitin 2018. “Asnjëherë nuk e mendoja që do shkoja në ‘Coachella’”, u shpreh ajo, “Kam qënë gjithmonë një person që nuk shkonte nëpër festivale apo dilte për të bërë qejf në atë mënyrë. Por herën e parë që vajta ishte për të parë Malcolm-in të performonte, dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Shkova përsëri vitin tjetër, dhe ishte e vështirë të mësohesha me gjërat që kishin ndodhur në një periudhë kaq të shkurtër kohe”.

Kur gjysmë-vëllai i këngëtares, Frankie pranoi se ishte gay, Ariana filloi të dyshonte në parimet e besimit të saj. “Kur vëllait tim i thoshin se Zoti nuk e donte unë mendoja ‘Okej, kjo nuk është një gjë e këndshme’”, tha ajo. Eksplorimi i saj shpirtëror e drejtoi atë drejt Kabbalah i cili është një lloj besimi i lashtë i cili na jep fuqi për të përmirësuar jetën tonë. “Një qendër e Kabbalah po ndërtohej në Florida, ndaj ne të dy shkuam atje dhe patëm një lidhje të vërtetë me të”, tha ajo. “Ajo thjesht mbeti në mendjen time. Dhe që atëherë jeta ime ka ndryshuar në një mënyrë vërtetë të bukur, dhe mendoj se ka shumë të bëjë me gjërat që kam mësuar përmes Kabbalah, e mendoj me të vërtetë”.

Pasi leu vazhdimisht flokët e saj në ngjyrë të kuqe për rolin e saj si Cat Valentine në serialin Victorius, një show i cili pati mjaft ndikim në fillimin e karrierës së saj, Grande zbuloi se asaj i duhet të përdorë extensions pasi floku i saj është dëmtuar. “Disa njerëz tallen me mua për shkak të flokëve, por unë nuk e di kush këta “disa njerëz” ekzistojnë, ndaj në të vërtetë nuk më intereson”, tha ajo. Ariana pranoi gjithashtu se është habitur nga reagimet e fansave për bishtin e saj të gjatë, i cili është kthyer në një mjet identifikues të këngëtares tashmë. “Në të vërtetë, nuk prisja që të kthehej në diçka që më përkiste mua. Nuk mendoja asnjëherë se do të kisha një pamje identifikuese. Por u kthye në një të tillë”. Krijuesi i ‘Scream Queens’ pranoi se kishte marrë kërcënime në ‘Twitter’ nga fansat e këngëtares, të cilët mendonin se ai do e bënte atë të ndryshonte pamje për rolin e saj të ri.

 

Më Shumë