Lajme

4 vjedhje brenda janarit, arrestohen dy të rinj nga Lezha

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj, pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhje.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit E. U., 19 vjeç dhe E. C., 16 vjeç, banues në Lezhë.

Këta dy të rinj, sipas policisë, janë përgjegjës për një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit janar 2020.

Ata janë autorë të vjedhjes së një servisi në autostradën Lezhë-Milot, në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë.

Në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur.

Po ashtu kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës “Brunes Sh. P. K.”, ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe ”Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë