Politike

4 vende anëtare të BE: Të hapen negociatat me Tiranën e Shkupin

Katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian mbështetën edhe njëherë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union, duke thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet e anëtarësimi këtë vit.

Kryeministrat e grupit Vishegradit, Republika Ceke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia dolën me një deklaratë zyrtare pas samitit me pesë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama.

"Grupi i Vishegradit dëshiron të mirëpresë anëtarët e rinj të BE dhe mbështet plotësisht hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë vit," tha kryeministri sllovak Peter Pellegrini para gazetarëve.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e katërshes së Vishegradit i thanë BE-së të shpejtojë bisedimet e pranimit me Malin e Zi dhe Serbinë dhe të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin. Ato thotë se do të kryesojnë kauzën e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Komisionit të ri.

Sipas kater vendeve anëtare te BE, gjithashtu reformat e miratuara nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova duhet të forcojnë shpresat e të dy vendeve për t'u anëtarësuar në BE.

Edi Rama merr pjesë në samitin e Prages Gazeta Si. 12 shtator 2019

"Ribashkimi i Evropës nuk mund të jetë i plotë nëse i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk bashkohet në unionin evropian," tha kryeministri çek Andrej Babis, vendi i të cilit kryeson aktualisht Grupin e Vishengradit.

"Politika e zgjerimit të BE-së është mjeti më efikas për të mbështetur stabilitetin, sigurinë, demokracinë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor," shtoi ai.

"Siguria në Ballkan gjithashtu nënkupton sigurinë në Evropë," tha Babiš.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki paralajmëroi se nëse BE nuk arrin të "paraqesë një mundësi për vendet e Evropës Jugore ose Ballkanin Perëndimor, vendet si Rusia, Turqia ose Kina do të rrisin ndikimin në rajon".

"Nëse BE do të pranonte Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë si anëtare, do të kishte më pak emigrantë të paligjshëm në Evropë," tha Kryeministri hungarez Viktor Orbán në takim.

Vendet e Vishengradit janë 'përleshur' me anëtarët perëndimor të BE-së për politikën e zgjerimit, duke e akuzuar Brukselin se po pengon qëllimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Budapesti ka fajësuar Komisionin Europian se po përpiqet të parandalojë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, duke mos lejuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapin negociatat.

“Komisioni Evropian ka penguar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó në margjinat e një takimi me homologët e tij të BE. “Gjatë gjithë afatit të komisionit aktual, BE-ja nuk ka zgjedhur asnjë anëtar të ri dhe vendet kandidate si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndërmarrin një hap të vetëm për të bërë përpara në proces”, tha Szijjártó. Ai theksoi se jo vetëm që vetëm një vend i Ballkanit Perëndimor (Kroacia) është anëtarësuar në BE, por ato vende që tashmë kanë statusin e kandidatit nuk po lejohen të hapin kapitujt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë