Njerez

“4 strategji që më ndihmuan të krijoj një biznes në Instagram”

Rubeena Ianigro është një trajnere biznesi për krijuesit dhe njëkohësisht themeluesi i “The Grey Muse”, një dyqan me produkte për artistë dhe krijues. Biznesi i saj sjell mijëra të ardhura çdo muaj dhe ajo vetëm që promovon punën e saj në Instagram por ka edhe një buletin për të. Ajo filloi me vetëm 40 ndjekës në Instagram kur hapi dyqanin e saj dhe tani ka mbi 14,000. Ajo tregon se sekretet e saj të suksesit, ishin në përputhje me ato që ajo postoi në Instagram në fillim dhe kur i dha përparësi angazhimit me klientët ajo nisi të kërkonte për fitimet. Ajo gjithashtu i këshillon të gjithë ata që duan të ngrenë një biznes, që të mos kenë frikë nga dështimet e tyre.
“Ishin 4 strategji që më ndihmuan të krijoj një biznes në Instagram dhe brenda 1 viti pasi e nisa kur kisha vetëm 40 ndjekës. Numri i ndjekësve që keni në Instagram nuk lidhet domosdoshmërish me fitimin. Shoh shumë njerëz që kur fillojnë një biznes ose shesin një produkt, ata mendojnë se kanë nevojë për shumë ndjekës që të fitojnë para. Nëse ka një gjë që kam mësuar nga fillimi i një biznesi, është se ju mund të bëni mijëra dollarë me një audiencë të vogël. Pyetja është nëse ndjekësit tuaj kanë nevojë për atë që po ofroni. Unë hapa dyqanin tim “The Grey Muse”, më 9 Mars 2019. Me gjithë kërkesat që vinin nga Instagrami, bëra gati 5,000 dollarë në shitje brenda 12 orëve. Më pas të ardhurat për atë muaj rezultuan në mbi 10,000 dollarë. Tani, kam mbi 14,000 ndjekës. Në fakt, një numër i njerëzve më thanë kohët e fundit se ata kurrë nuk ishin artistë derisa kishin gjetur dyqanin tim,” tregoi ajo.

Rubeena Ianigro

Ndërkohë shpjegon se ka katër gjera ku u përqendrua për të rritur biznesin e saj.

  1. Jini të qëndrueshëm.
    Në mënyrë që të krijoni besim me audiencën tuaj, ju duhet të jeni konsistent. Siguroni që të keni gjithnjë produktet që ju kërkojnë. Postoni pothuajse çdo ditë në profilin tuaj.
  2. Prioritizoni angazhimin.
    Përgjigju komenteve dhe mesazheve të drejtpërdrejta dhe inkurajo diskutime në faqe. Merrni kohën për të ushqyer marrëdhëniet dhe kërkoni fitimet në mënyrë që të përmirësoni ofertat e produkteve. Është e vështirë të krijoni produkte nëse nuk i kuptoni nevojat e klientëve tuaj. Nëse doni ndjekës që nuk mund të presin të blejnë nga ju, njihuni me ata. Mësoni nga procesi dhe bisedat. Asnjëherë nuk do ta merrni atë si duhet. Reagimet e tyre, edhe nëse janë negative, janë akoma reagime.
  3. Jepni klientëve një vështrim brenda dyqanit tuaj
    Ndani video duke treguar jetën tuaj reale dhe pse e keni krijuar biznesin tuaj. Njerëzit duan të njohin njerëz. Unë e ndaj historinë time rregullisht për mënyrën sesi nisa, ndërsa rrisja një vogëlush dhe lashë edhe punën që bëja më parë.
  4. Njihni superfuqitë dhe dobësitë tuaja
    Drejtimi i një biznesi ishte mënyra më e shpejtë për të mësuar veten. Kam punësuar trajnerë për të më ndihmuar dhe të përqendrohem në pikat e mia të forta. Më duhej të përqendrohesha në atë që po funksiononte, e cila po përdorte Instagramin dhe po inkurajonte ndjekësit që të më ndiqnin dhe blinin.

“Në të njëjtën kohë punësova një stilist grafik për të rregulluar fotografitë e mia,” tregon më tej Iangiro.
Më tej ajo tregoi se pandemia e Covid-19 shkaktoi vonesa të shumta në prodhim dhe shitjet e saj ishin ngadalësuar në këto dy muaj. Por pavarësisht kësaj biznesmenia tregon se nuk ishte dekurajuar dhe kishte krijuar një produkt të ri të quajtur “Color Wheel Enamel Pin”, i cili u shit brenda 30 minutave.

“Dyqani im nuk ka qenë kurrë më i ngarkuar, duke prodhuar mbi 42,000 dollarë shitje që nga ajo kohë. Kur fillova biznesin tim, nuk doja që ai të ishte perfekt. Nuk isha trajnuar në biznes dhe doja të krijoja diçka të veçantë. Unë besoj se kjo është arsyeja e parë që shumica e njerëzve nuk fillojnë asgjë, pasi ata presin për “perfekten”.
Burimi:Bussines Insider/Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë