Lajme

4 kg kokainë në Kakavijë, shpallet në kërkim pronari i automjetit

Është shpallur në kërkim pronari i automjetit ku u gjet 3 kg e 545 gramë kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e pronarit të automjetit, në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar kokainë.

Nga kontrolli i ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit D. Y., 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

10.3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.

Po ashtu u sekuestruan edhe 10 gramë kokainë si dhe 1 peshore elektronike. Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. Y., si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope” parashikuar nga Nenet 283 dhe 284/c të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë