Lajme

33 burra dhe 7 gra në garë për të drejtuar "FBI"-në shqiptare

Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra dhe 33 janë burra. "Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të identifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore  sipas Ligjit për SPAK-un”, shprehet Arben Kraja, kreu i SPAK.

Gjithashtu Kraja bën të ditur se të hënën do të shpallë edhe listë përfundimtare të atyre që plotësojnë kriteret për t’u përfshirë në testin e përzgjedhjes.

Nga lista e publikuar të bie në sy se një nga kandidatet femra është edhe numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj. Edhe Artur Beu është gjithashtu pjesë e strukturave të policisë, në Marrëdhëniet me Jashtë; Atnan Shehu, punon si oficer i Krimeve të Rënda.

Edhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës,  Ardian Çipa është një nga kandidatët, Dritan Osmani oficer në gardën e Republikës; Bujar Madani, oficer i policisë gjyqësore; Ervin Hodaj pedagog pranë Akademisë së Sigurisë, ish drejtor i policisë Tiranë.

Në garë janë edhe Adriatik Ago, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA),i cili ka kaluar edhe procesin e Vetingut në Polici, si dhe  Gentjan Shehaj, ish-drejtor i policisë Vlorë; Eduart Merkaj, zyrtar i policisë kufitare; Artan Shkëmbi, kreu i forcës së Ligjit; Krenar Ahmeti, ish-drejtues i policisë rrugore, Pëllumb Seferi ish-shef i Interpolit, Ylli Pjeternikaj prokuror; Saimir Shehri, ish-drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve.

Lista e kandidatëve

Adriatik Ago

Agim Ismaili

Aida Veizaj

Ajas Gjeta

Arben Karkini

Ardian Çipa

Artan Pjetërnikaj

Artan Shkëmbi

Artur Beu

Atnan Shehu

Bardhi Koçi

Blerina Bajollari

Blerta Dervishi

Bujar Madani

Dritan Osmani

Edmond Kasmi

Eduart Merkaj

Endri Hoxha

Enver Levani

Ervin Hodaj

Ervin Hoxha

Gentian Hilla

Gentjan Shehaj

Gjovalin Ulndreaj

Haris Ngjeqari

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Krenar Ahmeti

Kristaq Dashi

Lindita Nushi

Mimoza Haxhihyseni

Pal Shkambi

Pëllumb Seferi

Petrit Imeraj

Rekela Ismaili

Sabri Hoxha

Saimir Shehri

Xhabir Zejnuni

Ylli Pjetërnikaj

Zef Preçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë