Para

31 mld lekë kredi e re në qershor, pjesa më e madhe shkon për blerje banesash

Nga Gazeta 'SI' - Në qershor të këtij viti, bankat tregtare miratuan më shumë se 31 mld lekë kredi, ku pjesa më e madhe i përket bizneseve.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 22.2 mld kredi të re e kanë përfituar bizneset dhe 8.8 mld individët.

Për bizneset, kredia e re duket se është përdorur për investim dhe blerje pajisjesh, por edhe pasurish të patundshme. Ndërsa për individët, vazhdon të jetë tërheqëse blerja e një banese me kredi, rreth 50%, 4.6 mld lekë. Pjesa më e madhe e kësaj kredie është dhënë në lekë dhe interesi për euron po bie shpejt.

Bankat tregtare kanë njoftuar shtrëngim të kushteve të kreditimit për muajt e ardhshëm, sidomos për financimin e banesave. Zhvillimet në tregun imobiliar dhe pasiguritë mbi aftësinë paguese të individëve, kanë “frikësuar” bankat tregtare.

Pak javë më parë, BSH mori një vendim, të sugjeruar nga FMN dhe vendosi të “aktivizojë” normën e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për të ngadalësuar kreditimin. BSH përcaktoi se çdo bankë tregtare duhet të rrisë kapitalin e saj me 0.25% nga qershori i vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë