Politike

29-vjetori i PD-së, Basha: Jemi partia e shpresës

Lideri demokrat, Lulzim Basha, ka kujtuar themelimin e Partisë Demokratike 29 vite më parë.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se ‘Liri-Demokraci’ ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb që ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada.
“Liri - Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri - Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha.
Ai thekson se PD ia ka dalë të jetë partia e shpresës dhe sipas tij kjo është arritja më e madhe.
“Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë”, shkruan më tej Basha.
Sipas Bashës, sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.
Lideri i opozitës deklaron se “shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj dhe se këtë do e bëjnë realitet”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2812273625490467/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë