Lajme

27 ton mish pule me salmonele në Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Durrës një kontenier me 27 ton mish, fileto pule, që vinte nga Brazili. Pas analizimit të monstrave mishi ka rezultuar me prezencë salmonele.

Sipas raporteve, ditën e djeshme, AKU-ja ndaloi hyrjen e ngarkesës 27 ton fileto pule në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë