Lajme

23 raste të reja me Covid-19, Tirana mbetet vatër me 16 të infektuar

Gjatë  24 orëve të fundit ka pasur një rritje tjetër të rasteve të reja me Covid-19, ku janë konfirmuar 23 të infektuar. Dr. Marjeta Dervishi, ka deklaruar se në varësi të hetimit epidemiologjik janë testuar 21 personel shëndetësor në të cilët 2 kanë rezultuar pozitive.

 “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd. Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve” shtoi Dervishi.

Si çdo ditë në komunikimin e përditshëm, Dervishi deklaroi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë distancimin fizik.  Mjekja shtoi se nëse personat kanë simptoma të sëmundjes, duhet të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 e nëse kanë nevojë për informacion në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           137 raste

Durrës           39 raste

Krujë             16 raste

Shkodër        11 raste

Kamëz            9 raste          

Mat                8 raste

Berat              2 raste

Fier                 2 raste

Korçë             1 rast

Librazhd         1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë