Biznes

Paratë e pista rritën qiratë e bizneseve në Tiranë

Indeksi privat nga KeyData Albania ka raportuar se çmimet e qirave të biznesit në Tiranë gjatë periudhës janar-maj janë rritur me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zona që ka pësuar rritje më të madhe është zona e ish-Bllokut me 38.5% rritjë, nga 12.5 euro për m2 para një viti në 21 euro për m2 tani.

Zonat që janë më pranë qendrës së kryeqytetit kanë patur rritje më të madhe dhe më të ulët ato më larg saj. Tek zona pranë ish-Ekspozitës çmimet e qirave u rritën me 41% dhe në rrugën e Kavajës me 21%. Te zona e Zogut të Zi çmimet janë rritur 6%, në rrugën Don Bosko 19%, në Komunën e Parisit 15% dhe rruga e Elbasanit ka ndryshimin më të vogël të çmimeve me 1%.

Drejtues të agjencive të pasurive të paluajtshme në vend pohuan se faktor kryesor i rritjes të çmimeve të qirave të bizneseve në 2021 është nga pastrimi i parave. Sipas tyre, shumë prej këtyre pronave janë blerë në një periudhë të caktuar dhe tashmë paraja ilegale e ngurtësuar nuk i nxit pronarët për të ulur çmimet e qirave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë