Politike

22 deputetë firmosin: 21 janari të shpallet festë kombëtare

Opozita e re propozon që data 21 janar të shpallet festë kombëtare.. Kjo datë ka një shije të keqe për një pjesë të shqiptarëve, por që nuk lidhet me ngjarjen tragjike të vrasjes së katër protestuesve të opozitës tetë vite më parë. Por lidhet me faktin se më në 21 janar 1920 u çelën zyrtarisht punimet për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit sipas firmëtarëve ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së shtetit. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.

"Kongresit i Lushnjës është akti themelor kushtetues për pavarësine e plotë të Shqipërisë. Kongresi u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga. Në të u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Kryeqytet u shpall Tirana. Sipas dokumenteve të kohes nga viti 1922 deri më 1939, kongresi i Lushnjës ka qenë feste zyrtare. Por pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe më vonë nga nazistët gjermanë, si dhe gjatë periudhës së regjimit komunist, ngjarja gati u la në harresë", thuhet në nismën e deputetëve.

Lista e firmëtarëve kryesohet nga deputeti i Lushnjës, Myslim Murrizi, por edhe nga dy deputetët ballistë Adritiak Alimadhi dhe Artur Roshi, të cilët duket se pajtohen me faktin dhe rolin që kishte Ahmet Zogu, i cili pasi u shpall kryeministri, shpalli edhe mbretërinë. Nisma është futur në procedurat parlamentare dhe së shpejti pritet të diskutohet në komisione, ende nuk duhet qëndrimi që do të mbajë mazhoranca për këtë çështje.

Lista e nismetareve qe kane firmosur projektligjin

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë