Njerez

2022, viti ku shkëlqyen ‘të parëndësishmit’

Nga Volodimir Zelenski tek ekipi maroken i futbollit, ‘të parëndësishmit’ shkëlqyen në vitin 2022.

Rocky ka qenë gjithmonë një luftëtar i mirë. Ai godet fort dhe kurrë nuk është goditur në hundë. Ai nuk pushoi kurrë. Jetoi në një shtëpi të vogël dhe rrallë i hoqi dorezat. Por pastaj shfaqet Apollo Creed, kampioni botëror i peshave të rënda dhe i jep Rocky-t goditjen që nuk e kishte marrë kurrë.

“Ne jemi Rocky i Kupës së Botës”, tha Walid Regragui, trajneri i Marokut, duke folur me skuadrën e tij.

Maroku nuk ishte e vetmja skuadër ‘e parëndësishme’ që mahniti botën.

Arabia Saudite mundi Argjentinën, Japonia mundi Gjermaninë. Por marokenët e guximshëm ishin mbretërit e të parëndësishmëve, duke larguar belgët, spanjollët dhe portugezët, tre nga favoritët, për t'u bërë skuadra e parë arabe dhe afrikane që arrin në gjysmëfinale.

Maroku dëshmoi një vërtetësi thelbësore të të parëndësishmëve: ata mund të triumfojnë edhe kur, teknikisht, humbasin siç bënë spartanët në Termopile dhe finlandezët ndaj sovjetikëve në "luftën e dimrit". Rocky humbet në pikë ndaj Creed, por i tregon vetes dhe botës se ai është më shumë se "vetëm një tjetër djalosh nga lagjja". Nëse nuk e keni parë ende, shikoni videon e Sofiane Boufal, futbollist maroken, duke kërcyer me nënën e tij në fushë. Është kërcimi i një kampioni.

Të pafuqishëm të trilluar janë shfaqur edhe në romane dhe filma, ku portretizohen persona që edhe pse humbin, në fund dalin fitimtarë sepse mbahen mend.

Heronjtë nuk kapërcejnë vetëm pengesat apo mposhtin kundërshtarët. Ato bëjnë histori. Ruajnë shpresën se reputacioni, fuqia dhe ndikimi nuk do të mbizotërojnë gjithmonë, se edhe nëse rregullat janë të manipuluara, loja mund të fitohet përsëri. Na tregojnë se jeta nuk është e paracaktuar.

2022 përfshinte edhe një aktor, por që nuk aktroi.

Volodimir Zelenski u përball me një pushtues të armatosur, kur vetë kishte vetëm qytetarët që u bënë ushtarë. Civilët gjithashtu bënë çdo gjë për të mposhtur ushtarët rus, çka tregon se taktikat shpesh herë mposhtin edhe armët më të rënda.

Kështu, në dhjetë muaj lufte, shpikjet e Ukrainës janë parë si adete të jashtëzakonshme.

Një ‘armë’ u bë edhe një interpretim i ‘Let it go’ nga 7 vjeçarja Amelia Anisovych në një strehë në Kiev.

Në fund të fundit, nuk është çështje fati, ka të bëjë me drejtësinë. Edhe pse të humbur, ‘të parëndësishmit’ kanë marrë vëmendjen që meritojnë.

Burimi: The Economist. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë