Muzike

20 shtetet finaliste të Eurovizion që garojnë të shtunën në Liverpool për çmimin e madh

Eurovision 2023 tashmë ka finalistët e saj, të cilët më 13 maj do të konkurrojnë për vendin e parë në skenën më të madhe të muzikës europiane.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste nga 16 qe morën pjesë në garë të cilat janë Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin janë Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia.

Finalja e madhe do të mbahet më 13 maj në M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe, ndërsa në të dyja netët e Eurovision 2023 u dhuruan emocione, ritme dhe ngjyrime të bukura të traditës dhe kulturës së vendeve të ndryshme të Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë