Lajme

20 raste të reja me koronavirus, 4 personel shëndetësor

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shtuar 20 raste të prekura nga Covid-19 në vendin tonë. Mirela Cami bëri me dije se rastet e reja janë shpërndarë: 15 në qytetin e Tiranës, 2 në Krujë, 2  në Durrës dhe 1 në Kamëz.  Ndër të tjera  ekspertja e ISHP u shpreh se janë testuar edhe 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar 4 persona të prekur.

“Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste,” u shpreh Cami.

Gjithashtu mjekja shtoi se  qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm jo vetëm për distancimin social, por edhe për të mos neglizhuar  simptomat,duke komunikuar me numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik të telefonojnë numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:

Tiranë 172

Krujë 22

 Durrës 15

Kamëz 12

Shkodër 10

Mat 9

Lushnje 6

 Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë