Lajme

2 të vdekur dhe 96 raste të reja. Po R-ja sa është?

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 96 raste të reja dhe kanë humbur jetën 2 persona.

Mjekja Rovena Daja bëri me dije se personat që kanë ndërruar jetë janë një pacientë 63 vjeç nga Elbasani dhe një paciente 64 vjeç nga Shkodra. Daja theksoi se kanë vijuar shtrimet në Spitalin Infektiv dhe situata është shumë serioze.

“Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnjë, Mat, Përmet, Sarandë, Përrenjas, Bulqizë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës,”

Si çdo ditë Daja i bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha masat e higjienës. Ndërkohë që tha se personat e prekur nga Covid-19 të izolohen dhe të kontaktojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare, në të kundërt nëse kanë nevojë për këshilla mjekësore apo për të kontaktuat mjekun e familjes të komunikojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 672

Durrës 219

Shkodër 190

Vlorë 97

Lezhë 77

Kukës 51

 Korçë 46

 Berat 40

Elbasan 39

Fier 36

Gjirokastër 22

 Dibër 19


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë