Lajme

2 të vdekur, 11 raste të reja me COVID-19 dhe 34 të shëruar

Përgjatë 24 orëve kanë ndërruar jetë 2 pacientë pozitiv me COVID-19, një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 72-vjeçare nga Vlora, ndërkohë kanë rezultuar 11 raste të reja të infektuar, duke shkuar kështu në 197 persona numri i të prekurve.

Silva Bino nga ISHP, deklaroi se deri me tani janë shëruar 33 persona, 6 prej të cilëve janë personel mjekësor. Epidemiologja tha se në Spitalin Infektiv janë 74 të shtruar dhe 4 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve vijon si më poshtë.

  • Tiranë 113 raste
  • Durrës 11 raste
  • Lushnje 4 raste
  • Elbasan 5 raste
  • Rrogozhinë 2 raste
  • Fier 21 raste
  • Kavajë 4 raste
  • Korçë 12 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 4 raste
  • Lezhë 4 rast
  • Berat 1 rast
  • Has 2 raste
  • Krujë 3 rast
  • Tropojë 3 raste
  • Pukë 3 raste

Ndër të tjera Bino theksoi, edhe një herë mesazhin për qytetarët, që të mos shkojnë në spital menjëherë dhe nëse kanë shenja të sëmundjes të njoftojnë 127, ndërsa për informacion të kontaktojë në numrin e ri 0800 40 40.

Silva Bino deklaroi gjithashtu se Drejtoresha e Operatorit të Shërbimit, Mirela Cani është e infektuar me COVID-19. Epidemiologja theksoi se edhe për të është ndjekur e njëjta procedurë si me qytetarët dhe është duke punuar nga shtëpia dhe është vetë izoluar.

Ndërsa përsa i përket laboratorit, Bino tha se janë duke u vlerësuar kapacitetet dhe aftësitë e testimit në QSUT dhe në spitalin Shefqet Ndroqi, në të kundërt nuk është marrë ende një vendim për spitalet private.

“Komiteti është duke e vlerësuar mënyrën se si do operojnë këto spitale dhe si do ta ofrojnë këtë testim nëse do të munden pas procesit të verifikimit dhe vlerësimit,” theksoi Bino, ndërsa shtoi se në Korçë ka një person pjesë e stafit mjekësor të infektuar, që është asimptomatik.

Me tej epidemiologja shtoi se Spitali Infektiv, ka përgatitur protokolle të caktuara të trajtimit në të gjitha rekomandimet ndërkombëtare dhe të OBSH dhe është duke u zbatuar atje.

Ndërkohë, në orët e pasdites së të shtunës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin e shërimit të një tjetër pacienti, duke e ccuar numrin total të personave që kanë lënë spitalin në 34.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë