Kuriozitete

2 gra në Florida u veshën si gjyshe për të bërë vaksinën Covid-19

“Dy gra u veshën si të moshuara në një përpjekje për të bërë një vaksinë Covid-19”, tha të enjten një zyrtar lokal i shëndetësisë nw Florida.

Dyshja, e cila dukej se ishte "në të 20-at e tyre", shkuan në Qendrën e Kongresit Orange County në Orlando të mërkurën me shamia, doreza dhe syze për të bërë dozën e dytë të vaksinës.

 Raul Pino, një mjek në Departamentin e Shëndetësisë në Florida tha se të mërkurën shkuan dy gra të reja të veshura si gjyshe.

Ai tregon se dyshja paraqitën kartat e vaksinimit dhe infermierja ishte gati ti vaksinonte kur vuri re se ato dukeshin “qesharake”.

Ato përdorën emrat e tyre të vërtetë në kartat e vaksinimit, por kishin vënë ditëlindjet të rreme pasi për të marrë një vaksinë në Florida, njerëzit ose duhet të jenë të moshës 65 vjeç e lart, të kenë probleme shëndetësore, ose të jetë një punonjës i kujdesit shëndetësor, anëtar i stafit ose pjesëtar i një shtëpie kujdesi.

Gratë ishin në të vërtetë 34 dhe 44 vjeç.

Në Qendër është shtuar siguria pasi “ka pasur disa përpjekje nga njerëzit për të bërë vaksinën, përpjekje nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet.

"Ne tani po mundohemi të gjejmë se kur u vaksinuan, si ndodhi dhe kush i ka vaksinuar”, tha Pino.

Florida ishte një nga shtetet e para që filloi të vaksinonte banorët e saj dhe si rezultat pa një fluks vizitorësh nga jashtë shtetit. /Burimi: Insider


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë