Kombëtarja e vetme e futbollistëve të rritur shqiptarë, e emërtuar e Studentëve Shqiptarë në Itali, në ndeshjen historike në llojin e vete me Lazion, Romë, 1945. Lart nga e majta: Eqrem Arapi, Arif Peza, Haki Korça, Reshat Biçaku, Maxhid Dibra, Akil Derani, Halim Begeja, Ulur nga e majta: Bik Deda, Kol Mani, Sabedin Biçaku, Naim Kryeziu.
Ata janë të gjithë futbollistë të shquar para dhe gjatë luftës në Shqipëri, të cilët mbyllja e Shqipërisë në nëntorin e 1944, i gjeti student në Itali, ndërkohë që pjesa dërrmuese u arratis për shkaqe politike. Janë personazhe të njohur të futbollit të kohës, midis të cilëve edhe dy kampionë të shquar të SK Tiranës në vitet ’30, Naim Kryeziu dhe Haki Korça. Ndërkohë që Kryeziu ishte lojtar i Romës dhe Biçaku luante me Voghera në Serie C, të tjerët spikasnin në futbollin e Luftës.
Një ndeshje e rrallë të një Kombëtareje të rrallë, rasti i parë kur fanellat e kuqe me shqiponjën në gjoks, kanë zhvilluar një ndeshje në Itali. Më shumë se futboll është atdhedashuri e shfaqur në një vit të errët të historisë së Shqipërisë: 1945
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.