Njerez

17-vjeçari shqiptar tenton të shkojë në Britani i futur në një arkivol

Një adoleshent shqiptar u përpoq të hynte fshehurazi në Britani i mbyllur brenda arkivolit të një fëmije.

Djaloshi 17-vjeçar u gjet i mbështjellë brenda arkivolit të vogël prej druri, të cilit i ishte mbyllur kapaku.

“The Sun” shkruan se gjetja erdhi gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

Arkivoli ishte 104 cm i gjatë.

I mituri shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për një kalim në Britani me furgon.

Ai i tha një gjykate: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore).

"Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal".

Arkivoli ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter.

Djaloshi u lirua pas verifikimit nga autoritetet franceze.

Shoferi, rumuni Lucian-Radu Rizae, pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte në bord.

Rizae pranoi se kishte marrë 4000 paund për të transportuar arkivolin dhe iu dha një dënim me gjashtë muaj burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë