Njerez

17-vjeçari që refuzoi 7 mln euro për sitin me të dhënat e Covid-19

Punën që duhej ta kishte bërë Organizata Botërore e Shëndetit e ka bërë një adoleshent amerikan, i cili së fundi ka marrë vëmendjen e të gjithëve, sepse refuzoi 7 milionë euro për faqen që ka krijuar.

Quhet Avi Schiffmann, është 17 vjeç dhe ka krijuar një sit azhurnimi për të dhënat në lidhje me koronavirusin në kohë reale. Një sit i ndjekur nga mbi 30 milionë njerëz, që quhet “ncov2019.live”. "Buy me a coffee" (më jep një kafe") është kërkesa modeste e donacionit që ka avancuar në faqen ueb të djaloshit, i cili ka refuzuar së fundi 8 milionë dollarë, më shumë se 7 milionë e 300 mijë euro për shitjen e faqes, një punë te “Microsoft” dhe oferta të panumërta nga kompanitë publicitare. Ai e ka shpjeguar vendimin e tij në mënyrë lakonike: "Nuk jam një spekulator, nuk dua të përfitoj".

17-vjeçari Avi Schiffmann. Gazeta Si, 20 maj 2020

Kush është Avi Schiffmann
Avi Schiffmann jeton në Mercer Island, në shtetin e Uashingtonit dhe ka punuar shumë bashkë me “ortakun” Daniel Conlon, i cili është kujdesur për anën grafike, për të krijuar sitin popullor të të dhënave. Faqja ka kaluar kuotën e 700 milionë ndjekësve unikë. "Kam plane të tjera për të ardhmen, - pohon 17-vjeçari, - edhe pse shumë më thonë që do ta vuaj vendimin refuzimit të kaq shumë parave. Shpresoj që në të ardhmen instrumente si ky të krijohen direkt nga Organizata Botërore e Shëndetit. Përgjegjësia për të krijuar këto mjete nuk duhej të ishte në duart e një djaloshi të rastësishëm, por të personave që meren me punën e statistikave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë