Lajme

15 tetori, afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së TVSH-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 15 tetor është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së, për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018.

Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore . 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë