Lajme

15 raste të reja me Covid-19, shtohet numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 15 raste të reja me Covid-19 dhe numri total i të prekurve ka shkuar në 1136. Mjekja Gentja Qirijako nga Instituti i Shëndetit Publik, shpjegon se  rastet e reja janë shtuar, 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë dhe një rast në Kamëz.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qenë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”,” shpjegon Qirijako.

Më tej mjekja deklaroi se qytetarët duhet të ruajnë distancimin fizik, higjienën personale dhe të lani duar vazhdimisht. Qirijako shpjegon se shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim duhet të telefononi në numrin unik të urgjencës 127 ndërsa për informacion kontaktoni në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:

Tiranë 148 raste

Durrës 27 raste

Krujë 17 raste

 Shkodër 10 raste

 Kamëz 10 raste

 Mat 8 raste

Lushnje 6 raste

Berat 2 raste

Fier 2 raste

Korçë 1 rast

 Librazhd 1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë