Taksa

1,5 mln euro grant për rinovimin e pajisjeve për anijet e peshkimit

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi bëri me dije nga Durrësi se Bashkimi Europian dhe Qeveria Shqiptare do të vënë në dispozicion një grant prej 1.5 milionë eurosh për të subvencionuar 50% të shpenzimeve për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit.

Ai njoftoi gjithashtu se, sa i përket merkatove të tregtimit me shumicë të peshkut, aktualisht ka përfituar markata e Shëngjinit, e cila është në fazën e kolaudimit. Në verë të këtij viti ka nisur puna edhe për markatën e Vlorës. Investime të ngjashme pritet të nisin edhe në markatën e Durrësit e Sarandës.

Ministri Blendi Çuçi

Lajmet ai i ka dhënë gjatë një natë në Adriatik ku ka vizituar një prej anijeve më të mëdha të flotës shqiptare të peshkimit dhe një ndër më të mëdhatë në Mesdhe për gjuajtjen e pelagjikëve.

“Përjashtimi i naftës së peshkimit nga taksat, heqja e TVSH për materialet e peshkimit, si dhe investimet në infrastrukturë, janë ndërhyrjet e duhuara që kanë dhënë rezultate në këtë sektor”- tha ministri Çuçi duke vijuar më tej “Politikat tona në këto 6 vite e kanë çuar peshkimin në një stad tjetër. Është një nga sektorët që ka performuar shumë mirë. Po të shohim statistikat, eksporti i peshkut dhe prodhimeve të detit është rritur me 3.25 herë më shumë se në vitin 2013. Ju kujtoj gjithashtu se një nga gjrat më të mëdha që e kanë ndihmuar sektorin është përjashtimi nga taksa e qarkullimit, nga taksa e ndikimit në mjedis dhe nga akciza e naftës për peshkimin. Sot sektori i peshkimit e merr naftën me çmim burse. Sot shkon në rreth 40 lekë litri i naftës nga rreth 170 lekë që ishte para 6 vitesh”.

Të dhënat tregojnë se për gjashtë muajt e parë të vitit 2020 rritja e eksporteve në vlerë është 24.5% dhe në peshë 31.6%, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë gjatë vitit 2019 Shqipëria eksportoi rreth 100 milionë euro peshk dhe prodhime deti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë