Njerez

14-vjeçari nga Portugalia viktima më e re nga Covid-19 në Europë

Një 14-vjeçar nga Portugalia është viktima më e re nga koronavirusi në Europë.

I riu, që jetonte në qytezën e Ovarit vdiq në orët e para të së dielës pasi u cua me urjgjencë në Spitalin Sao Sebastiao.

Ai mendohet se vuante nga myku i lëkurës, por nuk kishte probleme të mëdha shëndetësore.

14-vjeçari nga Portugalia viktima më e re nga Covid-19 në Europë

Vdekja e tij vjen pasi një 16-vjeçare franceze Julie Alliot vdiq në një spital në Paris të mërkurën. Ajo nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe u shpall e vdekur një javë pasi shfaqi një kollë të lehtë'.

Thuhet se mjekët kanë vendosur në momentin e fundit për transferimin e të miturit në një spital në Porto, qytetin e dytë më të madh në Portugali, pasi gjendja e tij shëndetësore filloi të rëndohej.

16-vjeçarja franceze Julie Alliot

Në Mbretërinë e Bashkuar, viktima më e re është 21-vjeçarja Chloe Middleton, nga Buckinghamshire, e cila nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Portugali ka arritur sot në 190. Deri më tani ka 6.000 të infektuar dhe 5,500 persona ishin në pritje të rezultateve të testeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë