Lajme

131 mijë debitorë ndaj OSHEE nuk kanë firmosur marrëveshje për faljen e kamatvonesave

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se muaji qershor është afati i fundit për të përfituar nga falja e kamatvonesave përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje.

“Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje. Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE.”- citon OSHEE në njoftimin e saj.

Sipas operatorit bëhet fjalë për 10 miliardë lekë në total që shuhen nga falja e kamatvonesave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë