Lajme

13 raste të reja, 3 prej tyre mjekë. Shtohen rastet pa kontakte të mëparshme

Janë shtuar 13 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndër ta janë 11 raste në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Shkodër.

Mjekja Marjeta Dervshi në deklaratën për mediat është shprehur se  janë testuar gjithashtu  edhe 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar 3 raste pozitive. Dervishi bëri me dije gjithashtu se janë identifikuar edhe raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

“Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me Covid-19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar,” shtoi Dervishi.

Më tej mjekja si çdo ditë bëri thirrje se  qytetarët duhet të respektojnë distancimin social dhe të mos neglizhojnë simptomat e sëmundjes, duke telefonuar në numrin e urgjencës 127, në të kundërt nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik apo informacion të telefonojnë në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është:

Tiranë 183

Krujë 23

Durrës 15

Kamëz 12

Shkodër 11

Mat 9

Lushnjë 6

 Berat 2

Fier 2

 Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë