Media Galeri

13 fotografi të vlerësuara me çmime zbulojnë botët magjike nën sipërfaqen e oqeanit

Çdo vit, konkursi “Fotografi nënujor i vitit” pret foto mahnitëse të jetës nën ujë. Fotografë nga e gjithë bota shpesh guxojnë duke u zhytur në ujëra të rrezikshme.

Në fund shpallet një fitues i përgjithshëm dhe fitues në disa kategori.

Fituesi i përgjithshëm është Renee Capozzola me një foto të peshkaqenëve që ushqeheshin në perëndim të diellit.

"Unë synoja të kapja peshkaqenët nën ujë me perëndimin e diellit. U deshën shumë përpjekje, por në një mbrëmje të veçantë, uji ishte i qetë, perëndimi i diellit ishte aty dhe unë pata jashtëzakonisht fat. Meqenëse shumë specie peshkaqenësh kërcënohen të zhduken në të gjithë botën, është shpresa ime se imazhet e këtyre kafshëve të bukura do të ndihmojnë në promovimin e ruajtjes së tyre", u shpreh Capozzola.

Këtu janë dhe fituesit e tjerë, të kategorive të ndryshme.\Insider


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë