Lajme

12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Meta: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje

Kreu i Shteti Ilir Meta, i ftuar në ceremoninë që po zhvillohet në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë, deklaroi se ndryshimi i kufijve nuk është kurrë zgjidhje, por respektimi i standardeve evropiane për pakicat. Meta, ndër të tjera tha se nuk ka popull të keq apo të mirë dhe se në Ballkan çdo popull është pakicë në një vend dhe shumicë në një tjetër.

'Në Ballkan nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe popujt. Në Ballkan çdo popull është pakicë në një shtet dhe shumicë në një tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve,  por e vetmja zgjidhje është respektimi i standardeve evropiane i çdo pakice në çdo vend. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka bërë dhe bën përpjekjet maksimale për respektimin e pakicave. Pavarësisht nga historia nuk duhet të udhëhiqemi nga paragjykimet me Serbinë për marrëdhëniet në të ardhmen. Fryma e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit është zgjidhja e problemeve historike për të mos qenë peng i tyre. Është koha që Serbia e Kosova të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre dhe normalizimi do të vijë vetëm përmes njohjes së ndërsjellët të tyre si shtet, ashtu siç theksoi në mesazhin e tij dhe sekretari amerikan i shtetit, Pompeo. Kosova e pavarur është faktor stabiliteti për të gjithë rajonin tonë. E vetmja e ardhme dhe zgjidhje është bashkëjetesa dhe vlerat evropiane ', deklaroi Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/167340891359665/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë