Lajme

12 raste të reja me Covid-19, shtohen të infektuarve në Tiranë

Përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me Covid-19. Eugena Tomini nga ISHP deklaroi se për 3 jave nuk ka pasur humbje jetësh nga pacient e shtruar. Rastet e reja janë shtuar në Tiranë, në Fier, në Krujë dhe në Durrës. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%” shpjegoi Tomini.

Si cdo ditë edhe ekspertja Tomini bëri thirrje për qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat e vendosura. Ajo shpjegoi se nëse keni shenja të Covid-19 duhet të telefononi në nurmin unik 127, ndërsa nëse keni nevojë për informacion të telefononi në numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 58 raste

Durrës 48 raste

Krujë 31 raste

Shkodër 10 raste

Berat 10 raste

Kamëz 9 raste

 Fier 4 raste

Elbasan 1 rast

Mirditë 1 rast

Korçë 1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë