Lajme

108 raste me Covid-19 në Kosovë, mes tyre edhe 3 infermiere

Numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka arritur sot në 108.  Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se edhe dy pacientë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, pas testimit të 24 pacientëve.

Dy rastet e fundit të konfirmuara janë njëri nga Gjakova dhe tjetri nga Prizreni.

Në mesin e 40 pacientëve me Covid-19 të shtuar në Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë mësohet se janë edhe 3 infermierë.

 Ministria e Shëndetësisë thekson se thuhet se 34 të sëmurë janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 6 prej tyre nën kujdes intensiv.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë pranuar në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa nje është e vet-izoluar në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë