Lajme

100 vjetori i Tiranës kryeqytet, Meta: Tirana është lokomotiva e zhvillimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i ftuar në evenimentin “Tirana-Një shekull kryeqytet” i cili është organizuar nga “Tirana Intellectum”. Presidenti ka nisur falënderimin duke kujtuar figurat më të shquara të kryeqytetit.

Ndër të tjera ai u shpreh se tashmë kryeqyteti është shndërruar në lokomotivën e zhvillimit.

“Në këtë 100 vjetor përkulemi para vlerave kulturore të Tiranës. Vlerësoj që po mblidhemi në një pasuri arkitektonike dhe kulturore siç është teatri kombëtar. Tirana u bë qyteti barrikadave në luftën për çlirim, si dhe lokomotiva e zhvillimit në një sërë fushash. Tirana përbën potencialin më të  mirë të mendimin intelektual dhe na udhëheq drejt aspiratës euroatlantike. Shoqata “Tirana Intellectum” po bën një punë shumë të mirë në promovimin e kulturës. Ky 100 vjetor është sipari i këtyre festimeve, do të kemi një sërë festimesh gjatë gjithë vitit,” është shprehur Meta.

Në të njëjtën kohë kryeministri Rama dhe krye bashkiaku Veliaj kanë zhvilluar një aktivitet në pallatin e Brigadave për 100-vjetorin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë