Motosport

10 vjet nga incidenti i Mikael Shumakerit, pronat e shitura dhe kurat e familjes

Gazeta Si – Më 29 dhjetor 2013 jeta e Mikael Shumakerit dhe familjes së tij do të ndryshonte përgjithmonë. Pak ditë nga 10-vjetori i incidentit në Méribel, ‘Corriere della Sera’ tregon gjendjen e legjendës së Formula 1 dhe Ferrariit, 7 herë kampion bote.

Për gjendjen shëndetësore të gjermanit ka privatësi absolute, por ajo që mësohet është se ‘Shumi’ merr frymë në mënyrë autonome dhe që fizioterapistët punojnë për t’i mbajtur një ton muskulor sufiçent. Po ashtu, dihet qëi sh-piloti qëndron i palëvizshëm dhe nuk flet.

Familja është gjithmonë pranë: Mik, Xhina Maria dhe bashkëshortja Korina i flasin, por pa e ditur se deri në çfarë pike ai i dëgjon. Për mekanizmat e tij cerebralë të thellë edhe mjekët nuk dinë mjaftueshëm.

Javët e fundit u fol sërish për Shumakerin, në kuadër të një hetimi gazetaresk të ‘ARD’, rediotelevizioni publik kryesor gjerman, që trajtonte dy aspekte kyçe të incidentit. Behet fjalë për pakujdesinë e kampionit gjerman, i cili doli jashtë piste me ski në kushte të pamjaftueshme dëbore, si dhe për vlerësimin e gabuar të kushteve nga ndihma e shpejtë, që ndryshoi kurs gjatë transportit me helikopter dhe humbi minuta të çmuara.

Megjithatë, asgjë nuk mund ta ndryshojë realitetin e 10 viteve të fundit. Gjatë kësaj periudhe, Korina ka shitur disa pasuri të familjes, si vionin privat, vilat në alpet franceze dhe në Norvegji, duke i shpenzuar të gjitha të ardhurat në rezidencën e Gland, në Zvicër, ku është instaluar edhe klinika private që edhe sot e asiston ditë e natë Shumakerin.

Bashkë me atë të familjes, nuk ka munguar kurrë ndihma e asistentes së tij historike, Sabine Kehm, dhe e miqve të vjetër, si Zhan Todt. Ky i fundit është një nga të paktët që është lejuar ta vizitojë kampionin dhe që para mediave ka thënë vetëm ndonjë batutë për të.

Më 3 janar 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të mbushë 55 vjeç. Do te festojë i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur, si gjithmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë