Jete & Stil

10 çajërat që sfidojnë palestrën

Çaji është pija më e mirë pas ujit. Pirja e çajit është e lidhur me përfitime të mëdha shëndetësore, duke përfshirë parandalimin e disa sëmundjeve inflamatore deri tek sëmundjet e zemrës. Disa studime kanë zbuluar se çaji redukton yndyrën e tepërt në trup dhe na ndihmon për të humbur peshë.

Janë 10 çajërat që luftojnë mbipeshën.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një nga llojet më të famshëm të çajit i cili lidhet me përfitime të mëdha shëndetësore. Është gjithashtu një nga çajrat më efektiv kur vjen puna te humbja e peshës. Kjo për shkak se ekstrakti i çaji të gjelbërt është një antioksidues natyror që mund të përmirësojë  metabolizmin dhe të rrisë djegien e yndyrës së tepërt, sidomos në zonën e barkut. Gjithashtu përmban substanca bioaktive si kafeina dhe EGCG, të cilat mund të kenë efekte të fuqishme në metabolizëm. Për më tepër, substancat në çaj jeshil rrisin nivelet e hormoneve që janë përgjegjës për djegien e yndyrës në sistemin tonë dhe lëshojnë më shumë yndyrë në gjak duke e vënë atë në dispozicion të energjisë që shpenzojmë.

Çaji puerh

Ky çaj e ka marrë emrin Puerh nga qyteti Pu-erh, saktësisht në provincën e Yunnanit. Çaji Puerh i takon familjes së çajit të zi kinez dhe është i fermentuar përmes një reagimi kimik midis baktereve të dobishme dhe çajit primar të tharë në dielli. Ky çaj ka një aromë qetësuese dhe sa më gjatë të ruhet, aq më e fortë është aroma. Disa studime kanë treguar se ky çaj ndikon në humbjen e peshës. Çaji Puerh shtyp sintezën e acidit yndyror që pastaj transformon yndyrën në energji pothuajse menjëherë pas ushqimit tuaj.

Çaji i zi

Çaji i zi është i mbushur me ushqyes që janë paksa të ndryshëm nga çaji jeshil ose  i bardhë. Por ngjashmëria që ka me këto dy çajra është se edhe ky çaj ndikon pozitiv për të humbur peshë. Çaji i zi është i pasur me antioksidantë të quajtur flavonoidë, ose të njohur ndryshe si polifenole, të cilat janë të lidhura me shumë përfitime shëndetësore . Për më tepër, polifenolet në çajin e zi rrisin metabolizmin. Përveç humbjes së peshës, çaji i zi ul nivelet e sheqerit në gjak. Hulumtimet kanë zbuluar se sëbashku me pirjen e kafesë edhe çaji eliminon rrezikun e diabetit. Në fakt, konsumimi i së paku 3 gotave çaj ose kafe në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit me 42%.

Çaj Oolong

Çaj Oolong është i njohur si çaj tradicional kinez. Ky çaj njihet për aromën e veçantë frutore , ndërsa studimet e shumta kanë treguar se ky çaj lufton mbipeshën duke përmirësuar procesin e djegieve të yndyrës dhe përshpejtimin e metabolizmit. Për më tepër, çaji oolong është i pasur me katekinë dhe kafeinë. Këto 2 substanca punojnë së bashku për të ndihmuar në rritjen e metabolizmit tuaj dhe sasinë e yndyrës që ju digjen ndërkohë që ndihmon në mbajtjen e masës trupore të dobët.

Çaji i bardhë

Çaji i bardhë ka një aromë shumë të veçantë që ndryshon nga llojet e tjera të çajit.  Ky çaj ka një shije të ëmbël. Përfitimet e çajit të bardhë janë hulumtuar mirë gjatë viteve dhe variojnë nga përmirësimi i shëndetit deri në vrasjen e qelizave të kancerit. Çaji i bardhë dhe çaji jeshil kanë të njëjtën sasi të catechins të cilat të dyja kontribuojnë në humbjen e shpejtë dhe efektive të peshës. Për më tepër, çaji i bardhë në mënyrë efektive pengon formimin e qelizave të reja të yndyrës, të cilat njihen si adipocite. Përveç kësaj, stimulon lipolizën, procesin e djegies së yndyrës në trup. Yndyra e tepërt në trup digjet në mënyrë efikase duke rezultuar në humbje peshë.

Çaj Rooibos

Ky çaj vjen nga Afrika e Jugut dhe është i përbërë nga gjethet dhe lëngu i trungut të pemëve me të njëjtin emër. Gjatë viteve ky çaj është përdorur për shumë përfitime shëndetësore dhe për shkak të hulumtimeve dhe gjetjeve të fundit, tani përdoret edhe për të humbur peshë. Ai është i pasur me antioksidantë si aspalathin dhe nonhofagin, të cilat forcojnë qelizat e ADN-së. Këto antioksidantë mund të ndihmojnë edhe në balancimin e sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës.

Çaj Matcha

Çaji Matcha, i njohur ndryshe si çaji pluhur, përbëhet nga e njëjta bimë si çaji jeshil. Por ndikimi është shumë i fuqishme sidomos kur është fjala për të ndihmuar në humbjen e peshës dhe është më efektiv sesa çaji jeshil, sepse është përpunuar ndryshe. Çaji Matcha ka shumë pak kalori. Përveç kësaj, ashtu si çaji jeshil, çaji matcha gjithashtu përmban shumë antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e toksinave, rritjen e sistemit imunitar dhe zvogëlimin e inflamacionit. Gjithashtu parandalon rritjen e peshës dhe përshpejton humbjen e peshës. Katekinat e pranishme në çaj ndihmojnë në përmirësimin e shkallës metabolike gjatë dhe pas stërvitjes.

Çaj limoni

Çaj  limonit është i njohur për efektet qetësuese dhe është një nga pijet më të rekomanduara për shëndetin tuaj. Çaji i limonit i përket familjes së mentes dhe përveç reduktimit të stresit, lufton edhe pagjumësinë. Mbron lëkurën dhe flokët , ky çaj gjithashtu është një pije e shkëlqyer edhe për njerëzit që kanë probleme me sistemin tretës. Përshpejton procesin e tretjes dhe ndihmon në qarkullimin e zorrëve. Për më tepër është e bollshme në antioksidantë të cilët ndihmojnë për të pastruar qarkullimin e gjakut, për të detoxuar trupin tuaj dhe për të kontrolluar nivelet e hormoneve jonormale që ju bëjnë të ndjeni uri.

Çaj kanellës

Kanella është një përbërës në kuzhinën tonë që përdoret për t’ju dhënë një aromë të veçantë gatimeve tona.  Çaji i kanellës nuk përmban kalori dhe mund të ndihmojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak, gjë që ju çon në konsumimin e më pak kalorive dhe parandalimin e shtimit të peshës. Konsumi i rregullt i kanellës inkurajon sistemin e tretjes për të funksionuar në mënyrë të duhur dhe mund të jetë pilula e re e mrekullisë për humbje peshe, veçanërisht për yndyrën në zonën e barkut. Një përzierje e pluhur kanellës me mjaltë parandalon akumulimin e yndyrës në trup. Ky çaj përmban substanca si cinnamaldehyde, e cila ka disa përfitime shëndetësore dhe përmban sasi të mëdha të antioksidantëve shumë të fuqishëm polifenol. Për më tepër, krahasuar me erëza të tjera të pasura me antioksidantë, kanella ka përmbajtjen e tretë më të lartë antioksidante.

Limon dhe xhenxhefil

Limon dhe xhenxhefil kanë një shumëllojshmëri të përfitimeve për shëndetin tuaj dhe rritja e metabolizmit është një prej tyre. Ajo gjithashtu ka aftësinë për të rritur energjinë 3 herë më shumë se kafja . Ai është i pasur me antioksidantë dhe mund të rrisë sistemin tuaj imunitar për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C. Për më tepër, xhenxhefil ka aftësinë për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak në trup. Përveç kësaj, zhduk yndyrën në trup dhe parandalon mbipeshën. Limoni gjithashtu ndihmon në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë./Bright Side. Përgatiti: Olta Gjini


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë