Futboll

1 vit nga vdekja e Emiliano Sala, familjarët kërkojnë drejtësi

Një vit pas vdekjes, të afërmit e viktimës i bëjnë thirrje autoriteteve që të përshpejtojnë hetimet, sepse shumë pyetje janë ende pa përgjigje. 28-vjeçari Emiliano Sala, i cili sapo ishte bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Cardiff Cityt, vdiq pasi aeroplani me të cilin udhëtonte u rrëzua në Kanalin Anglez . Lajmi tronditi botën e futbollit, ndërsa piloti i aeroplanit – David Ibbotson – nuk është gjetur ende. Sulmuesi argjentinas po udhëtonte drejt kryeqytetit uellsian nga Nantes, ku kishte luajtur për katër vite. Ai ishte lojtari kryesor i klubit francez, pasi kishte shënuar 42 gola në 120 ndeshje.

Cardiff e kishte ndjekur prej kohësh argjentinasin, me shpresën që ti ndihmonte në luftën për të qëndruar në Premier League. Por, vetëm disa muaj pas vdekjes së Sala, vëmendja kaloi te çmimi i transferimit të tij, pasi dy klubet hynë në një betejë ligjore se kush duhet të paguante £15m.

Dega e Hetimeve për Aksidentet Ajrore (AAIB) thotë se raporti për vdekjen e futbollistit është drejt fundit dhe se do të publikohet në fund të marsit. Janë analizuar të gjithë faktorët dhe elementët që mund ta kenë shkaktuar ose të kenë ndikuar aksidentin. Megjithatë, AAIB është kritikuar se nuk i ka mbledhur të gjitha dëshmitë dhe provat që kishte në dispozicion. Operacioni fillestar i kërkim-shpëtimit ishte ndalur pas tre ditësh kërkimi, mirëpo familja e lojtarit ishte kundër këtij vendimi dhe menjëherë kërkuan rifillimin e kërkimeve. Kërkesa e tyre u përkrah nga shumë njerëz nga bota e futbollit dhe jashtë saj, ku u themelua një fondacion për mbledhjen e fondeve për rifillimin e kërkimeve..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë