Biznes

1 milionë hyrje në Shqipëri gjatë shkurtit. Shumica për pushime

Nga Gazeta ‘SI’ - Rreth 1 milionë hyrje raportohen në Shqipëri gjatë muajit shkurt 2024, duke treguar kështu zhdukjen e sezonalitetit turistik.

INSTAT raporton 981.295 hyrje në Shqipëri në shkurt 2024 ose 41% më shumë se shkurtin e shkuar. Nga këto shifra, në hyrje 500 mijë ishin shtetas shqiptar dhe pjesa tjetër të huaj, me rritje respektive, 30% dhe 55.4%. Në 2-mujor, hyrjet në Shqipëri raportohen mbi 2 mln.

Për të njëjtin muaj, daljet raportohen mbi 1 mln, rreth 45% më të larta se një vit më parë, gat ë cilët 507 mijë ishin shqiptarë dhe 495 mijë të huaj, me rritje respektive 30 dhe 63%.

Sipas vendit të origjinës, vizitorët e Shqipërisë erdhën kryesisht nga Europa, 459.700 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8.147 dhe 2.979 shtetas.

Të ndara në bazë të qëllimit të vizitës së tyre, rreth 470 mijë hynë në Shqipëri për arsye personale dhe 450 mijë për pushime/ vizita. Ndërkohë ka një rritje me 57% të vizitorëve për qëllime biznese dhe 22.4% për tranzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë