Politike

1 miliardë euro, Rama zbulon faturën e tërmetit në Itali

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Itali për të biseduar mbi konferencën e donatorëve që do të ndihmojnë me fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë vizitë që shoqërohet nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kryeministri fillimisht u takua me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio. Teksa është folur për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama e ka informuar ministrin italian se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë, por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro. Ministri i Jashtëm italin u shpreh se ka besim tek Konferenca e Donatorë.

Rama me ministrin Di Maio


Në mes të muajit shkurt në Bruksel pritet të mbahen konferenca e BE-së për mbledhjen e fondeve për të rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Komisioni Europian ka kërkuar që Tirana zyrtare të përgatisë një raport në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit shkuar, duke përllogaritur edhe nevojat që shtetit shqiptar i nevojiten për rindërtimin.
Pas kryediplomatit italian, Rama zhvilloi dhe një takim me kryeministrin Giuseppe Conte. Në fundjavë Rama do të jetë në Berlin ku do takojë Kancelaren Angela Merkel.

Kryeministri Conte duke pritur kryeministrin Rama
 

Më Shumë