Futboll

Zyrtare, VAR edhe në Ligën e Kampionëve

Pas shumë kërkesave dhe debateve në muajt e fundit ka ardhur vendimi zyrtari. Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve. Vendimi Është marrë gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të mbajtur në Dublin të Irlandës.

Me aprovimin e presidentit të organizimit evropian të futbollit, Aleksandër Ceferin, Var do të fillojë të përdoret në Champions duke filluar që nga ky sezon në fazën e 1/8-ve. Në sezonin e ardhshëm sistemi Var do të fillojë të përdoret duke filluar që nga faza e grupeve.
Lajmi është zyrtarizuar përmes një postimi në rrjetet sociale të UEFA-s që bën me dije se pas kalimit me sukses të testeve, VAR do të përdoret në Champions League, duke filluar që 16 shkurti i vitit që vjen.

Edhe pse kishte pasur propozime që sistemi VAR të përdorej që në play-off, me insistimin e Ceferin, u vendos që të përdoret duke filluar që nga faza e grupeve.
Hapi tjetër në futjen e teknologjisë në fushën e futbollit do të jetë implementimi i saj edhe në fushatat eliminatore. Por ndërkohë UEFA ka njoftuar se sistemi VAR do të përdoret edhe në Kampionatin Evropian U-21 që do të mbahet vitin që vjen në Itali.

 

Më Shumë