Futboll

Zyrtare/ Polonia direkt në finale të play-off-it të Botërorit, shtyhet Skoci-Ukrainë

Gazeta Si - Polonia shkon direkt në finalen e play-off-it të Botërorit të Katarit dhe në qershor do të ndeshet me fituesin e çiftit Suedi-Çeki. FIFA ndërkohë ka pranuar kërkesën e Federatës Ukrainase të Futbollit për shtyrjen e ndeshjes me Skocinë për shkak të luftës. Moska është kundër sanksioneve të UEFA-s dhe FIFA-s.

FIFA ka zyrtarizuar shtyrjen e ndeshjes mes Skocisë dhe Ukrainës për në qershor, pikërisht ashtu siç kishte paralajmëruar BBC. Ndeshja gjysmëfinale e play-off-it të Botërorit duhej të luhej në “Hampden Park” të Gllasgout më 24 mars, por Ukraina kërkoi me një shkresë zyrtare spostimin e saj, pas sulmit rus.

Ukraina në stërvitje. Gazeta Si, 9 mars 2022

Pas skualifikimit të Rusisë, Polonia shkon automatikisht në finalen e grupit B, ku do të ndeshet me fituesin e Suedi-Çeki. Federata Ruse e Futbollit ka bërë rekurs në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) kudër vendimeve të 28 shkurtit të FIFA-s dhe UEFA-s për pezullimin e gjithë skuadrave ruse nga kompeticionet e tyre.

Rusia kërkon pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi dhe lejimin e kombëtares dhe klubeve ruse që të luajnë në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë