Futboll

Zyrtare, Partizani afron mbrojtësin kosovar

Vijon merkato dhe Partizani ka bërë zyrtarizmin radhës në këtë janar. Pas një sulmuesi dhe një mesfushori, këtë herë “klubi i kuq” ka bërë një afrim në repartin e mbrojtjes. Blerja më e re e Partizanit quhet Lum Rexhepi. Mbrojtësi 26-vjeçar nga Kosova vjen nga kampionati finlandez, ku deri më tani ishte pjesë e skuadrës, Kups.

Rexhepi pritet të jetë një vlerë e shtuar për stolin e skuadrës së Skënder Gegës, pasi nuk besohet që të jetë zgjedhje e parë për të qëndruar para Alban Hoxhës që nga minuta e parë. Futbollisti kosovar ka firmosur deri në fund të këtij sezoni me Partizani me të drejtë rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Futbollisti i është bashkuar skuadrës së Partizanin para disa ditësh, por pasi është parë më nga afër nga trajneri Gega dhe drejtuesit e tjerë të të kuqve është vendosur për t’i ofruar atij një kontratë.

Rexhepi më herët ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku regjistron vetëm një ndeshje të luajtur në miqësoren përballë Dinamos së Zagrebit. Me këtë afrim, merkato e Partizani mund të konsiderohet e mbyllur edhe pse në klub të gjithë presin dhe një sulmues të nivelit të lartë që të përballojë fazën e dytë të kampionatit, që pritet të jetë shumë e fortë. Partizani pasditen e së hënës u mund në miqësore nga kroatët e Dinamos së Zagrebit dhe ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë