Futboll

Zyrtare / Një italian për stolin, Partizani prezanton trajnerin e ri

Partizani ka prezantuar trajnerin e ri. Pasi u mbyll të hënën bashkëpunimi me Dritan Mehmetin, sot është zyrtarizuar ulja e Giovanni Kolelas në stolin e ekipit të kuq.

56-vjeçari është italiani i radhës që merr drejtimin e Partizanit pas emrave si Agostinelli, Lerda, Juliano apo Sormani. Kolela drejtoi edhe Apoloninë në periudhën 9 shtator-30 nëntor 2020.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Xhovani Kolela. 55 vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do ti bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, lexohet në postimin e Partizanit në faqen zyrtare.

Si çdo sezon objektivat e “Demave” janë fitimi i trofeve, teksa sfida e parë e sezonit 2022/2023 në Abissnet Superiore do të luhet në shtëpi përballë Egnatias (20 gusht). (Supersport)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë