Kombetarja

Zyrtare, Mërgim Mavraj zbulon skuadrën e re në Gjermani

Mërgim Mavraj do të vijojë të luajë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij te Grojther Fyrth. Pas rënies nga kategoria të Ingolstadit, Mavraj është rikthyer në ekipin, ku më herët ka qenë edhe kapiten.

Mavraj e ka zyrtarizuar këtë kalim përmes një postimi në rrjetet sociale të vetë klubit, ku mbrojtësi kuqezi shfaqet shumë i gëzuar për këtë rikthim.

https://twitter.com/kleeblattfuerth/status/1143784091487223808

Te Grojther Fyrth Mavraj ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Përgjatë viteve 2011-2014, Mavraj luajti 119 ndeshje, duke u reklamuar në arenën gjermane të futbollit, por nga ky mori edhe ftesën për të luajtur në kombëtaren shqiptare nga trajneri i atëhershëm, Xhani De Biazi. Me këtë ekip, Mërgim Mavraj ka debutuar për herë të parë edhe në Bundesliga, ku do luante për 4 sezone dhe pas pati disa Aventura në ekipe të tjera që nuk rezultuan aq të suksesshme.

Grojther Fyrth do të luftojë për tu ngjitur në elitën gjermane të futbollit dhe eksperienca e Mavraj do të ishte një gur i çmuar në këtë drejtim. Por edhe për mbrojtësin kuqezi ku mund të jetë një ogur i mirë, pasi do të jetë në një ambient familjar që mund ta ndihmojë të kap formën optimale sa më shpejt dhe të kap një vend titullari stabël në kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë