Futboll

Zyrtare, Barcelona firmos me mbrojtësin holandez

Barcelona ka arritur marrëveshjen për të marrë në “Camp Nou” 18-vjeçarin e talentuar Ludovit Reis. Lajmi fillimisht është bërë publik nga disa medie holandeze dhe më pas është bërë zyrtar nga vetë klubi katalanas.

Ludovit Reis bëri dhe prezantimin zyrtar këtë mëngjes në “Ciutat Esportiva Joan Gamper” në prani të drejtorit Silvio Elias, kreu i sektorit të të rinjve te Barcelona, duke formalizuar marrëveshjen për tre sezonet e ardhshme, deri në vitin 2022, me një opsion të mundshëm shtimi me dy vite. Shuma e për transferimin nga FC Groningen që pagoi Barcelona nuk i kaloi 3.25 milion euro, shumë e cila mund të rritet deri në  8 milionë euro nëse plotësohen disa klauzola. Por pasi firmosi kontratën dhe tashmë me bluzën “blaugrana” lojtari do të ketë një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

Mesfushori holandez i kaloi dje pasdite testet mjekësore dhe në momentin e nënshkrimit të kontratës u ndoq edhe nga Josep Segura, dhe drejtuesit e akademisë, Hose Mari Bakero dhe Guillermo Amor. Ky fakt iu ka lënë shumë hapësirë për aludim gazetave spanjolle se ai për sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e përhershme e ekipit A të trajnuar nga Ernesto Valverde. Në moshën 18-vjeçare, Ludovit Reis konsiderohet një talent shumë i vlerësuar dhe tashmë i është i bashkuar radhëve të “yjeve” të tjerë katalanas në ‘Camp Nou’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë