Katar 2022

Zvicrës i mjafton një gol me Kamerunin, Embolo ndëshkon vendlindjen

Gazeta Si - Grupi G i Katar 2022 është hapur me fitoren e Zvicrës ndaj Kamerunit. Ndeshja e luajtur në ‘Al Wakrah’ përfundoi 1-0 në favor të skuadrës së Jakin, që merr 3 pikët e para.

Ndeshja u vendos me një gol të shënuar sapo nisi pjesa e dytë nga sulmuesi Embolo, me asist të Xherdan Shaqirit. Ironi e fatit, pasi Embolo ka lindur në Kamerun. Sulmuesi i Monakosë nxorri ‘gështenjat nga zjarri’ për zviceranët në një ndeshje të vështirë.

Shaqiri feston golin e Zvicres. Gazeta Si, 24 nentor 2022

Në pjesën e parë Kameruni ishte më afër golit. Rezultuan të kota pastaj tentativat e kamerunasve të Song, të cilët nuk mundën të barazonin. Në fund pritej që afrikanët të hidhehsin të gjithë në sulm, por kjo gjë nuk ndodhi dhe Zvicra e ruajti golin e avantazhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë