Politike

Zoran Zaev, thirrje maqedonasve të Shqipërisë për të votuar Ramën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u është drejtuar maqedonasve që jetojnë në Shqipëri me një video-mesazh, me anë të të cilit u kërkon që të votojnë Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit.

Arsyeja është thjeshtë: Zaev kërkon që të votohet homologu i tij Rama, sepse ka në listë edhe një kandidat maqedonas, Vasil Sterjovskin, i cili kandidon në zonën e Korçës.

“Të dashur maqedonas, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, më 25 prill në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe në listat e PS-së së mikut tim Edi Rama është edhe një maqedonas, Vasil Sterjovki. Ai është përfaqësues i denjë i interesave të maqedonasve në Shqipëri”, - shprehet Zaev.

Kryeministri i vendit fqinj e konsideron historike ditën kur Vasil Sterjovki është bërë deputet i parlamentit të Shqipërisë dy vjet më parë. “Njerëzit që kontribuojnë në ndërtimin e urave të forcimit të bashkëpiunimit dhe fqinjësisë së mirë, kanë vlera të mëdha. I tillë ëhstë edhe Vasili, ndaj votoni numrin 12 më 25 prill, mbështesni Vasil Sterjovskin dhe PS-në”, - thotë gjithashtu Zaev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë