Shkencë

Zogjtë gjigantë që jetuan në kohën e njerëzve të lashtë

Zogjtë gjigantë që janë të ngjashëm me strucët modernë dhe kanë peshuar pothuajse gjysmë toni, kanë udhëtuar edhe në Europë, kur njerëzit parahistorikë erdhën nga Afrika, thonë shkencëtarët. Hulumtuesit zbuluan kockën e kofshës së shpendit, ndërsa gërmonin një shpellë në gadishullin e Krimesë në bregun verior të Detit të Zi. Ata janë shprehur se është hera e parë që një shpend kaq i madh gjendet në hemisferën veriore. Eshtrat ishin rreth 40 cm të gjata dhe datojnë që prej 1.5 milionë vjet më parë, duke treguar kështu se zogjtë mund të kenë qenë pjesë e kafshëve të egra, kur Homo erectus, një paraardhës i lashtë i njerëzve modern, arriti në Evropë 1.2 m vjet më parë.
Hulumtuesit mendojnë se zogjtë e mëdhenj mund të kenë qenë një burim i vlefshëm i mishit, eshtrave dhe vezëve, për kohën kur kanë ekzistuar. Nikita Zelenkov, një paleontolog në Akademinë e Shkencave në Rusi, tha se kur e studiuan fillimisht kockën, ajo së bashku me kolegët e saj kishin menduar se do të ishte e një elefanti të vogël që mund të kishte ngordhur prej kohësh.

“Nuk kemi gjetur asnjë zog të kësaj madhësi në territorin Europian,” shtoi ajo.
Zelenkov tregoi se kur vëzhgoi kockën me imtësi, zbuloi se i përkiste një specie të lashtë që është quajtur “Pachystruthio dmanisensis”, një krijesë e paqëndrueshme, rreth 3.5 metra e gjatë. Bazuar në matjet e kockës shkencëtarët tregojnë se sipas llogarive, zogu ka peshuar rreth 450 kg, i rëndë sa një ari polar i rritur.
Të dhënat u përshkruan në revistën e “Journal of Paleontology Vertebrate”, ndërsa hulumtuesit u shprehën se nuk e dinë se kur është zhdukur saktësisht ky shpend, por janë të sigurt për ekzistencën e tij 1.2 milion vjet më parë. Gjithashtu, ata cilësojnë se njëjtë si pjesa më e madhe e shpendëve, kocka e gjatë dhe e hollë tregon se ka qenë një zog i shpejtë.
Shpella Taurida ku u gjetën eshtrat, u zbulua vetëm vitin e kaluar gjatë ndërtimit të një autostrade që do të lidhë Simferopolin, një qytet në zemër të gadishullit të Krimesë, me qytetin Kerch në lindje. Fakti sa të zakonshëm mund të jenë zogjtë e mëdhenj në të gjithë Evropën, mbetët për t’u zbuluar në ekspeditat e ardhshme.
“Edhe pse nuk ka ende prova të sakta, mendohet se ky zog mund të ketë qenë i përhapur në shumë territore perëndimore. Studimet në terren pritet të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Mund të ketë edhe shumë vende të tjera të cilat, do të na mësojnë akoma më shumë për të kaluarën e largët të Evropës,” tha Zelenkovi./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë