Politike

Zjarri në pallatin në Tiranë / Teliti: Sa e sigurt ishte godina? Kërkoj informacion nga Veliaj për këtë dosje

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësuesi i PD-së Dorian Teliti i ka kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj dosjen e plotë teknike për projekt-ndërtimin e godinës ku ra zjarri i rëndë një ditë më parë.

“Sa e sigurt ka qenë kjo godinë?

Cilat janë masat e ndërmarra kundër zjarrit?

A është respektuar apo jo leja e ndërtimit pasi ne e dimë shumë mirë që për të marrë një leje ndërtimi, duhet të plotësosh të gjithë parametrat për mbrojtjen ndaj zjarrit?

Pse Bashkia e Tiranës nuk ka furnizuar këto godina me hidrantët zjarrfikës?

Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, ne i kemi kërkuar në shkresën zyrtare, të cilën sapo e kam depozituar këtu në cilësinë e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak dhe shpresoj që brenda 10 ditësh të marrim përgjigje nga Erion Veliaj dhe stafi i tij.

E përsëris, dje fatmirësisht nuk pati humbje jete, por ajo që ndodhi kur apartamente të tëra u shkrumbuan, gjë e cila sot ka vënë në dyshim edhe vetë ekzistencën, qëndrueshmërinë teknike të godinës së banimit, është tejet shqetësuese”, tha Teliti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë