Ka ndodhur

Zjarre nga veriu në jug, janë 22 vatra aktive gjatë 24 orëve të fundit

Gazeta Si - Ditët e fundit, situata me zjarret në vend ka qenë shumë problematike, nga veriu në jug. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar për 22 vatra, ndërsa vijojnë të jenë aktive 2 prej tyre.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 437 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor dhe forca vullnetare.

Gjithashtu në zonat e zjarreve, kanë ndërhyrë 44 mjete zjarrfikëse, 1 helikopter Cougar dhe 2 avionë të palës greke, të cilët kanë punuar mbi fshatin Kardhikaq të Bashkisë Finiq.

Aktualisht janë aktive vatrat në: Në fshatin Pecë i Bashkisë Finiq pavarësisht ndërhyrjes gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës nuk është arritur shuarja e vatrës së zjarrit. Mëngjesin e sotëm ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit, ndihmuar edhe nga ajri me helikopter Cougar te MM; fshatin Postribë i Bashkisë Shkodër vatra nuk është shuar, por ka një intensitet të ulët. Vijon puna për shuarjen e flakëve.

Pas ndërhyrjes nga forcat operacionale është bërë e mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

• Fshatin Panaja, fshati Kropishtë dhe fshatin Delisuf, Bashkia Vlorë.

• Fshatin Rehovë, Bashkia Poliçan.

• Fshatin Poshnjë, Bashkia Dimal.

• Fshatin Bogë dhe fshatin Reç Bashkia Malësi e Madhe

• Fshatin Bërdicë, Bashkia Shkodër.

• Në lagjen nr.1, Bashkia Kavajë.

• Fshatin Fushë Prezë, Bashkia Vorë.

• Në fshatrat Frashtan, Lugar, Grapsh dhe fshatin Goranxi, Bashkia Dropull.

• Në lagjen “Granic”, Bashkia Gjirokastër.

• Fshatin Veliqot, Bashkia Tepelenë.

• Fshatin Rubjekë, Bashkia Shijak.

• Në lagjen ish – SMT, Bashkia Devoll.

• Fshatin Kamunah, Bashkia Cërrik.

• Fshatin Seman dhe fshati Portëz Bashkia Fier.

• Fshatin Cukas, Bashkia Lushnjë.

• Fshatin Margëlliç, Bashkia Patos.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë